Перейти к содержимому

Top Channel/ Trump: Marrëveshje me Putin. Presidenti: Do të hedhë në treg 4.8 milionë ton naftë

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Trump: Marrëveshje me Putin. Presidenti: Do të hedhë në treg 4.8 milionë ton naftë

17 542 просмотра · 19 ч назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
17 542 просмотра · 19 ч назад
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur marrëveshje me homologun rus, Vladimir Putin, që Rusia të furnizojë menjëherë botën me 300 mijë tonë naftë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Presidenti Trump, i cili zbardhi detajet e marrëveshjes me Putinin, që do të vijojë edhe gjatë muajve në vijim me sasi të tjera nafte. “Sapo kam përfunduar një diskutim shumë të suksesshëm me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë të cilit u ra dakord që Rusia do të furnizojë menjëherë tregun amerikan dhe atë global me mbi 300 mijë tonë naftë, me 500 mijë tonë të tjerë gjatë muajit nëntor dhe me 1 milion ton menjëherë pas kësaj. Për më tepër, në varësi të gjendjes së rafinerive të tyre të naftës, Rusia do të dërgojë më pas, brenda një periudhe të shkurtër kohore, 3 milionë tonë naftë”. Marrëveshja mes udhëheqësve të dy superfuqive botërore, Trump dhe Putin, pritet të ndikojë menjëherë edhe te çmimet e karburanteve, që vijojnë në shifra rekord prej nisjes së konfliktit amerikano-izraelit në Iran, në fund të muajit shkurt 2026. Për Kreun e Shtëpisë së Bardhë, do të ketë një rënie rekord të çmimeve në tregun botëror të naftës. “Falë kontrollit tonë të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe këtij njoftimi të madh mbi energjinë ruse, çmimet e naftës për amerikanët – dhe në fakt për mbarë botën – do të bien me shpejtësi dhe në nivele rekord! Ulja e çmimeve për amerikanët, veçanërisht për fermerët, blegtorët dhe drejtuesit e kamionëve, është prioriteti im më i madh. Ky është një njoftim shumë i madh dhe i rëndësishëm. Gjithashtu, duhet kuptuar se Irani nuk do të ketë armë bërthamore!” Presidenti amerikan, Donald Trump, njofton marrëveshjen me shefin e Kremlinit vetëm një ditë pasi bëri të ditur se do të ndalte sulmet ndaj Iranit deri më 3 nëntor, kur do të mbahen zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin Amerikan. Këto dy vendime të mëdha të Trump vijnë në një kohë kur ai po humbet besimin dhe mbështetjen, sipas sondazheve të fundit, mes pakënaqësisë së krijuar për konfliktin në Lindjen e Mesme, që solli për pasojë rritjen e çmimeve të karburanteve, krizën më të madhe ekonomike të dekadave të fundit, që preku mbarë botën. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Marrëveshje#Trump#PUtin#TopChannelNews