Перейти к содержимому

Tv Klan - Zelensky kundër marrëveshjes Trump-Putin

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Tv Klan - Zelensky kundër marrëveshjes Trump-Putin

1 309 просмотров · 9 ч назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 309 просмотров · 9 ч назад
Marrëveshja mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit për hedhjen në tregun global të qindra mijëra tonëve naftë ruse, me qëllim uljen e çmimeve rekord si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme, nuk është mirëpritur aspak nga Volodymyr Zelensky. Presidenti i Ukrainës, vendi i të cilit e vuan mbi kurriz prej më shumë se katër vitesh sulmin rus shkakun e sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Moskës e konsideron këtë marrëveshje një dhuratë për Putinin. “Lejimi i Rusisë për të shitur produkte nafte është një investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet. Rusia do ta shpërblejë këtë me më shumë terror. Kjo minon përpjekjet perëndimore për të tharë burimet financiare të makinës luftarake ruse”, tha Zelensky. Trump konsideroi marrëveshjen si fitore për ekonominë. Megjithatë, analistët e shohin këtë lëvizje me skepticizëm të thellë. Ata vënë në dukje se 300 mijë tonë naftë të premtuara fillimisht mbulojnë vetëm gjysmën e konsumit ditor të Shteteve të Bashkuara. Për rrjedhojë, tregjet nuk patën asnjë reagim të menjëhershëm dhe çmimet nuk pësuan uljen e pritur. Për më tepër, vetë Rusia po përballet me mungesa të brendshme dhe e ka të vështirë të përmbushë nevojat e tregut, pasi goditjet e suksesshme ukrainase u kanë shkaktuar dëme të rënda rafinerive të saj kryesore në perëndim të vendit. Kjo kthesë e papritur ka vënë në vështirësi Uashingtonin, pasi vjen vetëm tri javë pasi vetë Trump firmosi legjislacionin për sanksione të reja ndaj importeve ruse. Vendimi ka lënë të shtangur edhe aleatët evropianë, duke dëshmuar qartë se presioni i lartë elektoral po e detyron administratën të kërkojë kompromise urgjente me Moskën, pavarësisht kostove diplomatike. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Zelensky #Trump #Putin #Ukraina #Rusia #SHBA #NaftaRuse #LuftaNëUkrainë #Sanksionet