Перейти к содержимому

James Rubin dëshmon në Hagë: Ja kush e kishte fuqinë vendimmarrëse në UÇK

RTV KLAN

0:00 / 0:00

James Rubin dëshmon në Hagë: Ja kush e kishte fuqinë vendimmarrëse në UÇK

8 302 просмотра · 1 год назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
8 302 просмотра · 1 год назад
James Rubin përsëriti gjatë dëshmisë së tij, se Hashim Thaçi nuk kishte fuqi vendimmarrëse brenda UÇK-së. Ai tha se kjo i takonte një grupi komandantësh. Rubin tha se ishte ky grup që vendoste çfarë drejtimi të merrej ose çfarë përgjigje të jepej në çështje të caktuara. “Ne mund të ishim më të rinjtë e gjithë grupit ndërsa të tjerët ishin më të thyer në moshë sesa ne. Konstatova që si në aspektin social që ai ishte i tërhequr në raport me ta dhe kur kërkoi informacion ose njohuri lidhur me mënyrën se si funksiononte UÇK-ja ose kur flitej për nevojën për të kuptuar më mirë aftësitë e UÇK-së ose kur duhej të merrej vendim nga ana e UÇK-së, Hashim Thaçi duhej t’i drejtohej këtij grupi të komandantëve për të marrë informacione, për të marrë njohuri, apo për të marrë udhëzime për vendimmarrje. Unë e kam parë me sytë e mi që ai ishte i tërhequr sa i takon çështjeve të thelbit të pyetjeve që kishin të bënin me UÇK-në, por kishte edhe një lloj distancomi me ta, por kishte edhe një lloj distancimi prej tyre. Gjithashtu edhe prej diferencës së moshës me atë kulturë. Përshtypja ime ishte që ai ishte personi që i kërkonte mendimin për të bërë gjërat dhe ata i thonin çfarë drejtimi të merrnin ose çfarë përgjigje të jepnin”, tha Rubin. Në fund të qershorit të vitit 1999, Rubin tha se ishte në Kosovë për të mbështetur procesin e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kohën kur lufta po afrohej drejt fundit. Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, sipas tij. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan