Перейти к содержимому

Shije Shtëpie – Emisioni 25 Mars 2024

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie – Emisioni 25 Mars 2024

1 701 просмотр · 2 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 701 просмотр · 2 г. назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Albiona Muçoimaj Chrysanthi Kalogeri – astrologe Gazetare: Agida Koçi Receta perfekte për gjoksin e pulës me patate 800 gr patate 500 gr gjoks pule Vaj ulliri 3 vezë 200 gr krem kosi, schmand ose pana Kripë dhe piper i zi 1 lk piper i kuq 100 gr mozzarella 1 qepë 1 domate 70 gr parmixhan Fillimisht lyejmë një tavë me vaj dhe vendosim në komplet bazën e saj patatet e vendosura si tjegulla njëra pas tjetrës. Presim mishin e pulës tërthorazi në feta të holla e më pas në dërrasën e punës vendosim copat e pulës, i mbulojmë me celefon dhe i shtypim pak me çekiç. Në një tas vendosim kremin e kosit, kripë, piper të zi, piper të kuq. I përziejmë mirë me djathë mozzarella të grirë në rende. I përziejmë mirë dhe shtojmë në tas copat e mishit. I përziejmë mirë e më pas vendosim copat e pulës mbi patatet duke e mbuluar komplet sipërfaqen e tavës. Presim një qepë në rrathë dhe mbulojmë copat e mishit. Vendosim disa feta domate të cilat i mbulojmë në parmixhan e më pas vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. Pasi tava të piqet mund të shoqërohet me sallatën që preferoni. Qofte me brokoli në furrë 500 gr brokoli 500 gr patate 1 qepë 100 gr djathë kaçkavall 1 vezë Kopër dhe majdanoz 1 lk hudhër pluhur Kripë dhe piper i zi 1-2 lgj salcë kosi Salcë për ta shoqëruar 2 lgj salcë kosi 2 lgj majonezë 1 thelb hudhër 1/2 kastravec Kopër Patatet i ziejmë për 30 minuta e më pas i grijmë në rende nga ana më e trashë. Brokolin e ziejmë për 3 minuta e më pas e grijmë në grirësen e qepës shumë lehtë. I vendosim në një tas patatet e grira dhe brokolin. Shtojmë qepën të cilën e kaurdisim me pak vaj e më pas vazhdojmë të shtojmë në tas djathin e grirë në rende, 1 vezë, kripë dhe piper i zi, kopër, majdanoz, 1 lugë kafe hudhër pluhur, 1 lugë gjelle salcë kosi. E punojmë brumin me duar. Nëse nuk lidhet mirë shtojmë edhe 1 lugë gjelle salcë kosi. Formojmë qoftet e bollshme jo të shtypura e më pas i vendosim në një tepsi ku kemi shruar letër pjekje të spërkatur me pak vaj. I pjekim në tepsi 180 gradë për 25-30 minuta dhe më pas 10 minuta në grill sa të zverdhen pak. I shërbejmë me salcën, të cilën bashkojmë përbërësit me kastravecin në kubikë të vegjël. Përziejmë salcën dhe e shërbejmë të spërkatur me kopër. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu #albanamucoimaj #chrysanthikalogeri