Перейти к содержимому

Analisti: Veliaj e kishte projektuar veten pasardhës të Ramës... por ndodhi e papritura

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Analisti: Veliaj e kishte projektuar veten pasardhës të Ramës... por ndodhi e papritura

3 976 просмотров · 6 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
3 976 просмотров · 6 ч назад
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion”,  ka bërë një analizë të përplasjeve të fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i paraburgosur në Fier. Sipas Haxhiut, Veliaj e kishte projektuar veten si pasardhës të Ramës në krye të Partisë Socialiste dhe si kryeministër të ardhshëm, duke u nisur nga bindja se mandati i tretë i kryeministrit do të ishte i fundit. Ai tha se brenda PS-së kishte figura që kishin nisur të ndërtonin ambiciet e tyre politike, por mandati i katërt i Ramës ndryshoi pritshmëritë dhe raportet brenda partisë. “Mandati i tretë i Ramës është i fundit. Dhe natyrshëm që ata e kanë ndërtuar ambicien e vet politike ...Veliaj e ishte projektuar veten si pasardhës, si kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër i ardhshëm ...Dhe pastaj ndodhi mandati i katërt i paparashikueshëm për këdo”, tha Haxhiu. Haxhiu u ndal edhe te mënyra se si Veliaj po e paraqet situatën e tij pas arrestimit. Sipas analistit, kryebashkiaku ka zgjedhur të ndërtojë një narrativë ku portretizohet si i burgosur politik, duke e përdorur këtë qëndrim për të fituar mbështetje politike. Ai solli në vëmendje edhe letrën e Veliajt, për të cilën pretendoi se nuk pasqyronte një dialog të zhvilluar me ministrin e Drejtësisë, por një monolog të vetë kryebashkiakut. “Ky është hapi i parë për ta trajtuar veten si i burgosur politik. Dhe në këtë histori ai ka vazhduar ta bëjë të njëjtën gjë. Ai e ka projektuar veten si i burgosur politik. ...Unë jam i bindur 100% që është e pavërtetë se nuk ka pasur dialog. Nuk ka pasur. Ka pasur monolog të Erion Veliajt, i cili pastaj atë monolog e bart në letër”, tha Haxhiu. Sipas Haxhiut, kryeministri po përballet me presionin e protestave, opozitës dhe reformës zgjedhore, ndërsa nuk ka kontroll të plotë mbi Bashkinë, ku vijojnë të jenë njerëz të afërt me Veliajn. Haxhiu tha se Rama ka nevojë për këtë institucion në funksion të zgjedhjeve. “Rama është në këtë betejë me publikun, me demonstratat, me opozitën, me logjikën e bojkotit të opozitës, me presionin për reformën zgjedhore dhe me të gjitha ato, dhe nuk kontrollon asgjë nga Bashkia, për arsye se janë njerëzit e Veliajt. Me siguri që i duhet Bashkia për zgjedhje, prandaj ai duhet të heqë dorë nga Bashkia”, tha Haxhiu. Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion”, Tv Klan, u diskutua raporti midis kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me atë të kreut të qeverisë, Edi Rama. Të ftuar ishin: Arseida Gjyli, Baton Haxhiu, Redi Shehu, Mark Marku, Armand Shkullaku. Në lidhje të drejtpërdrejtë ishte: Neritan Sejamini. Në pjesën e tretë fokusi u zhvendos tek Arkivi Qendror i Shtetit, ku është hapur muzeu i parë permanent me dokumente të rëndësishme të historisë shqiptare. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan #EdiRama #ErionVeliaj #Politika #PartiaSocialiste #RamaVeliaj