Перейти к содержимому

Nuk mjafton çfarë hamë! Sekreti është çfarë përthith trupi | 3 gabimet që pengojnë tretjen

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Nuk mjafton çfarë hamë! Sekreti është çfarë përthith trupi | 3 gabimet që pengojnë tretjen

4 292 просмотра · 14 часов назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
4 292 просмотра · 14 часов назад
Shpesh mendojmë se të ushqehesh shëndetshëm do të thotë thjesht të zgjedhësh ushqimet e duhura. Por a mjafton vetëm ajo që vendosim në pjatë? Në të vërtetë, një pyetje po aq e rëndësishme është: sa prej vlerave ushqyese të atij ushqimi arrin të përthithë realisht organizmi ynë? Si shpjegohet që një person mund të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, mund të marrë edhe suplemente, dhe përsëri të ketë mungesa të hekurit, vitaminave apo mineraleve? Sa ndikon stresi kronik në procesin e tretjes dhe në mënyrën sesi organizmi e përpunon ushqimin? Dhe a mund të ndikojë mënyra si hamë, të ngrënit me nxitim apo përtypja e pamjaftueshme, në tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese? Nga ana tjetër, lodhja që shumë njerëz ndiejnë pas ushqimit, a është gjithmonë normale apo mund të jetë një sinjal që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sistemit tonë tretës? Dhe çfarë ndodh me ritualet që janë bërë gjithnjë e më të përhapura, si përdorimi i uthullës së mollës apo xhinxherit para vakteve? A kanë vërtet një rol në tretje dhe përthithje, apo kemi të bëjmë me pretendime që nuk mbështeten domosdoshmërisht nga shkenca? Çfarë mund të bëjmë në jetën e përditshme për të ndihmuar organizmin të përfitojë sa më mirë nga ushqimi, të përmirësojmë tretjen dhe të përthithim mineralet dhe vitaminat e nevojshme? Për këtë temë kaq të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania   Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval   Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al   Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom   Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom   #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme #Tretja #Përthithja #Vitaminat#Mineralet #Nutricion #AltinJok #UshqyerjeShëndetshme