Перейти к содержимому

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

1 950 просмотров · 8 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 950 просмотров · 8 ч назад
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka mbajtur deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës plenare. Balla tha se sot është miratuar kalendari për shqyrtimin e buxhetit të shtetit. Balla i bëri thirrje dhe Partisë Demokratike për të marrë pjesë në votimin e buxhetit prej 10 miliardë dollarësh. “Opozita vazhdoi me kaos. Sot u miratua dhe kalendari i shqyrtimit të buxhetit. Kemi buxhetin e parë mbi 10 mld euro në historinë tonë si shtet. Edhe paketa fiskale me lajme po aq të mira. 150 mln euro i kthehen buxheteve të familjes shqiptare. Biem të gjithë dakord që edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim, duhet të votojë dyfishimin e rritjes së pensionit siç e kemi premtuar viti e kaluar”, tha Balla. Nesër presidenti i Republikës Bajram Begaj do të presë për konsultime partitë politike për të diskutuar mbi një datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në pranverën e ardhshme. Balla tha se PS nuk do të shkojë me një propozim, ndërsa kërkoi që PD të përfshihet në konsultime dhe në votimin e projektligjeve që lidhen me KQZ. “Presidenti i republikës, në Kuvend sapo u votuan dy vendimet kërkesa të KQZ që lidhen me angazhimin e punonjësve, me kohë të pjesshme. Nuk e gjej të arsyeshme që pse PD nuk i votoi. Nuk do të shkojmë me një datë zgjedhje duke respektuar kompetencën e plotë të Begajt, që mes 15 prillit dhe 15 maj”, tha Balla. Në Kuvend u votua sot dhe ligji i ri për Bankën e Shqipërisë ku përcaktohet ndalimi i çdo forme arrestimi apo kontrolli personal e të banesës për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe zv. guvernatorë për vepra që lidhen me detyrën, pa marrë më parë një autorizim nga Gjykata Kushtetuese. Balla tha se ligji është hartuar në bazë të dispozitave me BE-së. “Ligji për Bankën e Shqipërisë ka marrë dritën jeshile për të gjitha nenet nga Komisioni Evropian. Është pjesë e procesit të integrimit”, tha Balla. Referuar pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj apo ish-presidentit Ilir Meta për keqtrajtim në institucionet e paraburgimit, Balla tha se rastet i janë referuar Ministrisë së Drejtësisë dhe se do të bëhen verifikimet përkatëse. “Jo për shokun tim Erion Veliaj, por për këdo tjetër, kushdo që më ka dërguar si deputet një ankesë, padyshim që ja kam kaluar ministrave të Drejtësisë. Rasti në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu. Edhe nga ish-Presidenti Ilir Meta kam marrë ankesa. Do verifikohet jo vetëm nga Avokati i Popullit e ministri i Drejtësisë. I kam kërkuar Komisionit të Mbikëqyrjes, në kuadër të punës që ka, të mbikëqyrë këtë çështje. Kam besim që edhe çështja në fjalë do të duhet të trajtohet në kuadër të procesit të integrimit në BE, ku duhet të plotësohen të gjitha kriteret që lidhen me trajtimin e të paraburgosurve”, tha Balla. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #taulantballa