Перейти к содержимому

Shije Shtëpie – Emisioni 22 Janar 2025

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie – Emisioni 22 Janar 2025

1 691 просмотр · 1 г. назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 691 просмотр · 1 г. назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Stefi Prifti: Këngëtar Lajla Përnaska: Politikane Marsida Duli: Mjeke/ Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë Erilanda Bakalli: Instruktore palestre Gazetare: Ermelinda Ndoja Spinaq furre me erza, gjizë dhe vezë 500 gr spinaq 1 qepë të thatë 4-5 qepë të njoma 1 spec i kuq 2 thelpinj hudhra Kripë + piper të zi + arrë moskat 200 gr gjizë pa kripë 1 tuf kopër 1 tuf majdanoz 6 kokërr vezë 1 gotë qumësht 2 lugë gjelle bukë të thekur ( të grirë ) 100 gr djathë që shkrin ( opsionale ) Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim qepën të grirë hollë dhe qepët e njoma të prera po hollë në unaza. I kaurdisim ato sa të ulin volumin e më pas shtojmë specin të prerë në kubikë. I kaudisim për 3 minuta e më pas shtojmë spinaqin dhe vazhdojmë përziejen derisa spinaqi të ulë volumin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në një tas rrahim 6 vezët. Shtojmë në të 1 gotë qumësht + kripë +. Lyejmë në tavë me vaj dhe e pudrosim atë me bukë të thekur të grirë. Largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë në të gjize + kopër + majdanoz + 1 lugë gjellë bukë të thekur të grirë e nivelojmë atë në tepsi e më pas shtojmë qumështin me vezët e përziera. Në fund mund të shtojmë në sipërfaqe të tavës pak djathë që shkrin (opsionale). Vendosim tavën në furrë duke e mbuluar në letër alumini në temperaturën 180 gradë për 20 minuta. Më pas largojmë letrën duke e lënë për 10 minuta të tjera. Më pas e shërbejmë. Rizoto me lakër të kuqe 320 gr oriz Carnaroli 300 gr lakër të kuqe Vaj ulliri Pak presh ose 1 qepë të vogël 1 litër lëng perimesh 100 ml verë të bardhë Kripë + piper të zi 30 gr gjalp 60 gr parmixhano të grirë Pastrojmë lakren dhe e presim atë në fije të holla. Në një tigan ngrohim vajin dhe shtojmë preshin ose qepën dhe e kaurdisim atë derisa të zbutet ( por jo të marrë ngjyrë ) Shtojmë lakrën e prerë në fije dhe e kaurdisim atë me preshin sa të ulët lakra volumin. Shtojmë pak lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë në një tigan pa yndyrë kaurdisim orizin sa të ngrohet e më pas e shtojmë atë në tigan me perime. I përziejmë të gjithë përbërësit sëbashku dhe i shuajmë me verë të bardhë + kripë + piper të zi. E lëmë verën të avullojë alkolin e më pas fillojmë të shtojmë pak nga pak lëng perimesh duke e lënë të avullojë lëngun, e më pas shtojmë përsëri në fund gjalpin. E përziejmë në fund. Shtojmë parmixhanon e grirë, e përziejmë sa të shkrijë dhe servirim rizoton. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu #stefiprifti #lajlapernaska #marsidaduli #erlindabakalli