Перейти к содержимому

Vegetka, kiflet si në burektore😋#recetashqip #baking #viral #kifle

ER Recipes

0:00 / 0:00

Vegetka, kiflet si në burektore😋#recetashqip #baking #viral #kifle

2 174 просмотра · 9 месяцев назад
ER Recipes
633 подписчика
2 174 просмотра · 9 месяцев назад
Kifle me vegete, të njohura si Vegetka – një recetë tepër e shijshme, ku kiflet dalin jashtëzakonisht të buta Përbërësit për brumin: • 1 gotë qumësht të vakët (200 ml) • 1 gotë ujë të vakët (200 ml) • 2 vezë • 1 pako maja pluhur • 2 lugë të mesme sheqer • 1 lugë të mesme kripë • 100 ml vaj • 800–900 g miell (shtoni pak nëse ka nevojë) Për lyerjen e brumit: • 70 g gjalpë në temperaturë dhome Për lyerjen e kifleve (vegetkat): • 1 lugë të mesme vegeta • 1 lugë të vogël kripë • 1 lugë të vogël piper të zi • 1 lugë të vogël biber të kuq • 1 lugë të vogël thërrime buke • Rreth 50 g gjalpë të shkrirë (ose sipas nevojës) ⸻ Përgatitja e brumit: 1. Në një enë hidhni ujin, qumështin, sheqerin dhe majanë pluhur. Përziejini derisa të shkrihet maja. 2. Shtoni vezët, vajin, miellin dhe kripën. 3. Përziejeni derisa të formohet një brum mesatarisht i butë. Nëse është nevojë, shtoni pak miell. 4. Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë, derisa të dyfishohet. ⸻ Formimi: 1. Pasi brumi të ketë ngritur, hidhni pak miell në tavolinën e punës. 2. Hapeni brumin me tholluese në madhësinë e tepsisë së furrës. 3. Lyejeni sipër me 70 g gjalpë në temperaturë dhome. 4. Paloseni brumin përgjysmë, pastaj sërish përgjysmë. 5. Hapeni përsëri me tholluese në madhësinë e tepsisë. 6. Prijeni brumin në shirita (ashtu si në video). 7. Çdo shirit paloseni në gjysmë dhe rrotullojeni derisa të marrë formë dredhe. 8. Vendosini në tepsi të shtruar me letër pjekjeje. 9. Lërini të pushojnë edhe 30 minuta. ⸻ Lyerja e kifleve: 1. Në një enë përzieni vegetën, kripën, piperin e zi, biberin e kuq dhe thërrimet e bukës. 2. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejeni mirë. 3. Lyejini kiflet me këtë përzierje. ⸻ Pjekja: • Piqini në furrë të parangrohur në 250°C, derisa të marrin ngjyrë të artë. • Nga kjo masë dalin rreth 2 tepsi kifle. ⸻ Nëse e provoni këtë recetë, ju bëftë mirë! #viral #recipe #gatuajshqip #recetashqip