Перейти к содержимому

ME TY

MR FRANK

0:00 / 0:00

ME TY

804 просмотра · 11 дней назад
MR FRANK
429 подписчиков
804 просмотра · 11 дней назад
Kur të njoha ty, ishte një ditë plot diell, qielli kishte veshur ngjyrën e syve të tu, e unë s’e dija se pas atij mëngjesi Mes nesh do të kishte shumë furtunë. Erdhe si një dritë që s’kërkoi leje, si pranvera që hyn pa trokitur në derë, e unë, pa e ditur, atë ditë mora dorën e njeriut me të cilin do të ecja një jetë të tërë. Kaluam jo pak në jetën tonë, kemi pirë nga e njëjta gotë gëzim e trishtim, kemi parë agime që na hapnin dritaret dhe net që na mbyllnin qiellin pa mëshirë. Por erdhi një kohë kur dita u bë natë, kur pa u tharë ende loti i parë, erdhi e dyta, më e egër se stuhia, dhe zemra ime s’dinte ku të çahej më parë. Atëherë bota u bë një korridor i gjatë, me drita të bardha, heshtje dhe frikë, e çdo hap më dukej një shekull, çdo derë që hapej, një gjykim mbi shpirt. Të tjerët flisnin me zë të ulët, por unë dëgjoja vetëm frymën tënde, se kur dashuria rri në prag të humnerës, edhe një fije shprese bëhet urë mbi të. Dhe unë qëndrova aty, pranë teje, si një dritë që s’pranon të fiket në erë, e luta natën të më kthente mëngjesin, e luta jetën: “Mos ma merr këtë njeri këtë herë.” Kam qarë për një shenjë të vogël, kam qeshur për një grimcë drite, çdo përmirësim i yti ishte një agim që çante pak nga pak errësirën e asaj dite. Në ato ditë nuk numëroja orë, numëroja frymë, shenja, hapa të vegjël, një dorë që lëvizte, një sy që hapej, një fije jetë që kthehej ngadalë në degë. E lashë botën jashtë atyre dyerve, nuk desha të dija as për veten time, kisha vetëm një betejë përpara: të të mbaja ty në anën e jetës. E mbaj mend si qaja pa zë, që loti të mos të ta trembte shpresën, e pastaj qeshja për gjëra kaq të vogla që për mua ishin më të mëdha se vetë jeta. Një frymë më e thellë — dhe lindte dielli. Një fjalë — dhe hapeshin dritaret. Një hap përpara — dhe unë besoja se pranvera po kthehej sërish tek ne. Që prej asaj kohe të kam parë ndryshe, jo vetëm si atë që desha atë ditë, por si njeriun që e humba për një çast dhe që jeta ma ktheu përsëri në dritë. Prandaj sot, kur grindemi për gjëra të vogla, thellë në shpirt më vjen ai korridor, dhe kuptoj se çfarë quajmë “ditë të zakonshme” është shpesh mrekullia që s’e shohim dot. Kur të njoha ty, ishte një ditë plot diell, por s’e dija sa stuhi do kalonim ne, sa herë do na thyente jeta në mes, e sa herë do ta rindërtonim prapë njëri-tjetrin. Kaluam jo pak në jetën tonë, dy zemra të lodhura, por ende në këmbë, dhe nëse koha do të më kthente pas, prapë do të zgjidhja të ecja me ty në çdo hap. Sepse dashuria nuk është vetëm dita me diell, është edhe nata kur rri zgjuar pranë një shtrati, është të qash për një grimcë përmirësimi dhe ta quash atë grimcë — mrekulli. Kur të njoha ty, ishte një ditë plot diell…