Перейти к содержимому

20 tetor 1900 - Naim Frashëri, poeti kombëtar dhe apostulli i shqiptarizmës

MCN TV

0:00 / 0:00

20 tetor 1900 - Naim Frashëri, poeti kombëtar dhe apostulli i shqiptarizmës

595 просмотров · 23 часа назад
MCN TV
142 тыс. подписчиков
595 просмотров · 23 часа назад
Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë dhe figura qendrore e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e mylli me jetën më 20 tetor të vitit 1900. I cilësuar si Apostulli i Shqiptarizmës dhe Poet Kombëtar, Naim Farshëri do të ishte edhe ideologu dhe strategu shpirtëror i kombit shqiptar, që nisi të rilindte nga hiri i shekujve të sundimit osman. Përmes një gjuhe të ëmbël, të pastër dhe të kuptueshme, Naimi Frashëri e shndërroi poezinë në një armë të fuqishme për ndërtimin e ndërgjegjjes kombëtare dhe emancipimin e popullit të tij. I lindur me 25 maj të vitit 1846 në Frashër të Përmetit, në këtë kohë një qendër e rëndësishme kulturore, fetare dhe patriotike e Shqipërisë së Jugut, ai e kaloi fëmijërinë mes një natyre të virgjër dhe mbresëlënëse, që do të lindte gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e tij të ndjeshëm dhe që më vonë do të bëhej motivi i vargjeve të tij. Familja e tij rridhte nga një degë e vjetër bejlerësh me tradita të pasura intelektuale dhe me një ndikim të madh në komunitetin vendas. Ky ambient familjar i siguroi Naimit dhe vëllezërve të tij një edukim të hershëm të shkëlqyer moral dhe patriotik, plot dashuri për librin dhe respekt për traditat e të parëve. Në vitin 1865, pas humbjes së prindërve, me qëlllim për të siguruar një shkollim më të avancuar, Naimi dhe vëllezërit e tij po aq të famshëm, Abdyli dhe Samiu, u shpëngulën në qytetin e Janinës, që në këtë kohë ishte një nga qendrat më të mëdha kulturore të Ballkanit. Së bashku me vëllain e tij më të vogël, Samiun, Naimi u regjistrua në gjimnazin e njohur grek "Zosimea" - një institucion prestigjioz arsimor, që do të luante rol vendimtar në formimin e tij intelektual. Aty, veç greqishtes së vjetër dhe të re, Naimi do të mësonte latinishten dhe frëngjishten, do të njihej me letërsinë klasike antike, filozofinë e Iluminizmit Evropian dhe idetë e Revolucionit Francez. Pas përfundimit të studimeve, në vitet 1872-1877, Naimi do të punonte si nëpunës i Perandorisë Osmane, duke shërbyer në Janinë, Berat dhe si drejtor dogane në Sarandë. Gjatë kësaj periudhe, shëndeti i tij u godit nga sëmundja e tuberkulozit, gjë që e detyroi të shkonte për kurim në banjat termale të Badenit në Austri. Pikërisht ky udhëtim në zemër të Evropës i jep atij mundësinë të shihte nga afër përparimin industrial dhe kulturor perëndimor dhe i forcoi bindjen se Shqipëria duhej të shkëputej nga orientimi lindor dhe Perandoria Osmane. Periudha vendimtare e angazhimit të tij politik shenjohet në vitin 1878, gjatë ngjarjeve të mëdha që kulmuan me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Së bashku me vëllezërit e tij, Abdylin dhe Samiun, ata angazhuan të gjithë forcat për organizimin e lëvizjes kombëtare. Naim Frashëri ndihmoi në hartimin e memorandumeve protestuese dhe në përhapjen e idesë së autonomisë. Kur Lidhja u shtyp me gjak nga osmanët, Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll. Në këtë periudhë, kryeqyteti perandorak ishte kthyer në vatrën kryesore të veprimtarisë ilegale të inteligjencës shqiptare. Me pozicionin e tij zyrtar si kryetar i Komisionit të Inspektimit dhe Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit të Perandorisë Osmane, Naimi nisi të bëjë një lojë të dyfishtë në shërbim të çështjes kombëtare: ai shfrytëzoi autoritetin e tij për të lejuar dhe miratuar botimin e librave, gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe. Njëkohësisht me veprimtarinë patriotike, Naim Frashëri nuk shkëputet asnjë çast nga krijimtaria, sidomos nga poezia. Viti 1886 konsiderohet si "viti i artë" i krijimtarisë së tij, me publikimin e disa veprave që do të ndryshonin përgjithmonë historinë e letërsisë shqipe. Kulmi i kontributit për kombin e vet të shtypur do të ishin vargjet e poemës “Bagëti e bujqësi" që përmban një thirrje dashurie të pakufishme për atdheun. Përmes përshkrimeve magjepsëse të maleve, fushave me lule dhe jetës baritore shqiptare, Naimi arrit të zgjonte te shqiptarët e mërguar dhe ata nën robëri krenarinë për tokën e tyre. Ndërsa vargu i famshëm "O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë..." do të kthehej në një himn të dytë kombëtar. Kontribut tjetër i Naim Farshërit do të ishin poemat "Lulet e verës" si dhe kryevepra kryevepra "Fjalët e qiririt" - një poezi me një simbolikë të fuqishme, ku qiriri përfaqëson vetë poetin, i cili pranon të digjet, të shkrihet dhe të bëhet flijim për t'u falur dritë, dituri dhe shpresë bashkëatdhetarëve të tij. Naim Frashëri i njihet edhe një kontribut i madh për gjuhën dhe shkollën shqipe... #mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike