Перейти к содержимому

LLUKANIKË DIMAL ME LAKËR TË BARDHË - shije që të lë pa fjalë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

LLUKANIKË DIMAL ME LAKËR TË BARDHË - shije që të lë pa fjalë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

430 просмотров · 8 ч назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
430 просмотров · 8 ч назад
Përbërësit: 8 llukanikë DIMAL 1 lakër e bardhë mesatare 4 lugë gjelle gjalpë 2 qepë të grira imët Pak majdanoz 1 gjethe dafine 1/2 filxhan çaji verë e kuqe CANTINA CASSAR Pak rigon 3 gota ujë të nxehtë 1–2 kuba MAGGI 1 lugë gjelle salcë domateje Pak sheqer Pak piper i kuq Kripë sipas shijes Përgatitja Pastrojmë lakrën nga gjethet e jashtme dhe kërcellet e forta. E presim në copa të vogla dhe e lajmë mirë me ujë. Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shtojmë gjysmën e gjalpit. Pasi të shkrijë, kaurdisim qepët e grira imët së bashku me majdanozin. Shtojmë ujin e nxehtë, në të cilin kemi tretur kubat e koncentratit të mishit, rigonin, gjethen e dafinës dhe kripën. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të marrë valë. Më pas shtojmë lakrën e prerë. Kur lakra të jetë zier përgjysmë, shtojmë salcën e domates të tretur në pak ujë të nxehtë, piperin e kuq dhe pak sheqer. E lëmë gjellën të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa lakra të zbutet plotësisht dhe lëngu të trashet. Ndërkohë, shpojmë lehtë llukanikët me pirun dhe i skuqim në një tigan me gjalpin e mbetur, duke i kthyer nga të gjitha anët, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të piqen plotësisht. I shuajmë me verë dhe shtojmë pak ujë, që të ziejnë edhe për disa minuta. “Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-12:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë. #vizionplustv #mesdrite #almacelaj