Перейти к содержимому

Batuta dhe të qeshura me lot/ Korreshi zbulon "qeverinë e perimeve": Kush është domatja...

News24 Albania

0:00 / 0:00

Batuta dhe të qeshura me lot/ Korreshi zbulon "qeverinë e perimeve": Kush është domatja...

27 282 просмотра · 9 мес. назад
News24 Albania
480 тыс. подписчиков
27 282 просмотра · 9 мес. назад
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka përdorur ironi dhe krahasime të pazakonta në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ku ka krahasuar anëtarë të qeverisë shqiptare me perime të vendosura përballë tij në studio. Deklaratat e tij u shoqëruan me tone satirike dhe kritika politike, veçanërisht ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK. Gjatë fjalës së tij, Korreshi i atribuoi secilit ministër një “rol” simbolik, duke i përshkruar me emra perimesh, të cilat, sipas tij, përfaqësonin mënyrën e funksionimit dhe ndikimin e tyre në qeverisje. Ai e krahasoi kryeministrin Edi Rama me “patëllxhanin”, ministren e Brendshme me “specin e kuq”, ministren e Shëndetësisë me “qitron”, ndërsa ministren e Turizmit me “limonin”. Për ministren Mirela Kumbaro, përdori krahasimin me lulelakrën, ndërsa Elisa Spiropalin e krahasoi me “hudhrën”. Në mënyrë të veçantë, Korreshi u ndal te Belinda Balluku, të cilën e krahasoi me “panxharin”, duke shtuar se “lekët e bëjnë sheqer e mjaltë”, një koment që u interpretua si referencë ironike ndaj akuzave që po hetohen nga SPAK. Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:    / news24albania   Website: https://www.balkanweb.com/ Ndiq News24 në Facebook: https://bit.ly/2K4vrI4 Ndiq News24 në Instagram: http://bit.ly/41waTOE Ndiq News24 në X:   / balkanwebcom   #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #NewsUpdate #News24 #SaimirKorreshi #DeputetPD #oponence #shpendgashi #anduenallabani #arturmecollari #ishulliisazanit #koncesione #qeveriperimesh #korreshiqeveriarama