Перейти к содержимому

E shpejtë dhe e shijshme - Tavë me bukë, sallam dhe djathë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

E shpejtë dhe e shijshme - Tavë me bukë, sallam dhe djathë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

585 просмотров · 7 ч назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
585 просмотров · 7 ч назад
Përbërësit: 2 kokrra vezë 200 ml qumësht 200 gr salcë e trashë kosi 200 gr sallam DIMAL 200 gr djathë në kubikë 100 gr djathë i grirë 2 feta bukë të ndenjur Kripë, piper Përgatitja: Rrahim vezët me qumështin dhe salcën e trashë, shtojmë kripë, piper, fetat e bukës të cilat i kemi prerë në kubikë, sallamin dhe djathin të prerë gjithashtu në kubikë. E hedhim masën në një tavë duke e shtrirë me një spatul. Spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë pice dhe e vendosim në furrë në 200 gradë derisa të marrë një ngjyrë të artë. “Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-12:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë. #vizionplustv #mesdrite #almacelaj