Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Byrek role me spinaq dhe djathë - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Byrek role me spinaq dhe djathë - Tv Klan

3 150 просмотров · 13 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
3 150 просмотров · 13 ч назад
-Për brumin 500 gr miell 1 lugë çaji kripë 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle uthull 250 ml ujë Niseshte për hapjen e petëve -Për mbushjen 700 gr spinaq 300 gr djathë të grirë 1 lugë çaji kripë + piper të zi 2 vezë opsionale 3 lugë gjelle vaj ulliri -Për salcën e spërkatjes 1 gotë, 150 ml vaj 2 lugë gjelle uthull 1 lugë gjelle miell 1 lugë gjelle niseshte Të gjithë përbërësit e brumit i bashkojmë në një tas, duke i përzierë vazhdimisht me dorë ose robot kuzhine derisa të na formohet një brumë jo I fortë. E lëmë brumin të mbuluar, të pushojë për 20 minuta. Më pas e ndajmë brumin në kulaç mesatar, e mbulojmë përsëri me pecetë dhe e lëmë të pushojë përsëri për 15 min. Ndërkohë spinaqi pasi të jetë larë dhe kulluar, e grijmë atë hollë, e vendosim në një tas, ku do të shtojmë pak kripë dhe piper të zi, djathin të thërrmuar + 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 vezë nëse dëshironi mund ta përgatitni dhe pa vezë. Bashkojmë vajin me uthullën + 1 lugë gjelle miell dhe 1 lugë gjelle niseshte, i përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë derisa të hapim petët. Petët mund ti hapim një e nga një ose ti bashkojmë nga 2 ose 3 së bashku të lyera mirë me vaj para si ti bashkojmë. Hapim petën e spërkasim mirë me salcën e përgatitur me vaj ulliri dhe pasi të kemi hapur atë në gjithë sipërfaqen me furçë fillojmë të shpërndajmë nga pak spinaq në të gjithë sipërfaqen e petës. E mbledhim petën me role duke mos e ngjeshur shumë me dorë, pra roleja të mblidhet lirshëm. Pasi e përfundojmë rolenë e palosim me kujdes në dysh dhe e vendosim në tepsi, ku kemi shtruar letër pjekje. Kështu vazhdojmë në të gjitha petët. Për një tepsi mund të na duhen 4 ose 5 petë të përfunduara. Qofshin këto me kulaçka apo jo. Pasi mbushet tepsia e lyejmë me salcën e përgatitur dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta derisa roletë të kenë marrë ngjyrë të artë. #shijeshtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu