Перейти к содержимому

Shje Shtëpie - Supë me brokoli dhe karrota

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shje Shtëpie - Supë me brokoli dhe karrota

3 219 просмотров · 10 дн. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
3 219 просмотров · 10 дн. назад
350 gr brokoli ( në lule të vogla ) 1 qepë 1 karrotë e madhe ( në rende ) 1.5 lugë gjelle miell 200 ml qumësht ( 1 gotë ) 1/2 gotë makarona të vogla supe 1 litër ujë + 1 gotë lëng mishi ose Magi Kripë + piper të zi 1 lugë gjelle gjalp 4 lugë gjelle vaj ulliri Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin + vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e grirë hollë për 3 min. Shtojmë karrotën të grirë në rende, shtojmë 1.5 lugë gjelle miell, e përziejmë për 2 minuta dhe e shuajmë me 1 gotë qumësht. Shtojmë brokolin të prerë në lule të vogla, shtojmë ujin 1 litër dhe 1 gotë lëng mishi po patët, nëse jo shtojmë 1 kub Magi, mish viçi dhe 1/2 makarona të vogla për supë. Vendosim kapakun dhe lëmë supën të ziej për 15-20 minuta dhe gjithçka gati, rregullojmë shijen me piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë. #ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu #ShijeShtepie #SupeMeBrokoli #SupeMeKarrota #RecetaShqiptare #Gatim #UshqimIShendetshem #RecetaTeThjeshta #GatimeShtepie #IdePerDreke