Перейти к содержимому

Nxenesit e klasave te nenta japin provimin e lirimit, testohen ne matematike - Vizion Plus

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

Nxenesit e klasave te nenta japin provimin e lirimit, testohen ne matematike - Vizion Plus

4 130 просмотров · 3 г. назад
Vizion Plus TV
984 тыс. подписчиков
4 130 просмотров · 3 г. назад
Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook:   / vizionplustv   Twitter:   / vizionplustv   Instagram:   / vizionplustv   TikTok:   / vizionplustv   Nxënësit e klasave të nënta në të gjithë vendin, zhvilluan sot provimin e lirimit për lëndën e matematikës, duke mbyllur kështu një fazë të rëndësishme në arsimin bazë të detyruar. Koha e testimit edhe këtë herë ishte parashikuar 2 orë e 30 minuta ndërsa mbarëvajtja nuk hasi problematika. Komentet në përfundim ishin pozitive, nxënësit dolën nga klasat të lehtësuar dhe pa kritika për vështirësinë e tezës. “Ishte provim i thjeshtë, mbaruam shpejt.” “Të gjitha ushtrimet i kemi bërë me zyshën e matematikës, ishin të njohura.” “Mirë, provim mesatar, mirë dolëm.” Disa prej tyre e pranuan faktin që mundën të komunikonin me njëri tjetrin. “Për ndonjë pyetje edhe u konsultuam, gjëra të vogla.” Familjarët dhe të afërmit ndoshta ishin ata që përjetuan më shumë se vetë nxënësit, ankthin e provimit. Tashmë mbetet edhe një i fundit, të hënën e 26 qershorit, në lëndën e gjuhës së huaj. Pas kësaj hapet rruga për regjistrimin në arsimin e mesëm. Aplikimet edhe këtë vit do të kryhen online përmes portalit e-albania.