Shtrudlla me mermelad Fiku 🍪🤎 Të Buta, të Shkrifëta dhe Shumë të Shijshme!
Kuzhina e Arbreshes
0:00 / 0:00
Shtrudlla me mermelad Fiku 🍪🤎 Të Buta, të Shkrifëta dhe Shumë të Shijshme!
1 450 просмотров · 2 нед. назад
Kuzhina e Arbreshes
11,9 тыс. подписчиков
1 450 просмотров · 2 нед. назад
📝 Përbërësit:
250 g gjalpë ose margarinë, në temperaturë ambienti
180 g salcë kosi
1 lugë çaji pluhur për pjekje
2 lugë gjelle sheqer pluhur
550 g miell
🍯 Për mbushjen:
Reçel ose marmelatë fiku (ose sipas dëshirës)
✨ Përgatitja:
1. Në një enë shtojmë gjalpin e butë, salcën e kosit, pluhurin për pjekje dhe sheqerin pluhur. I përziejmë mirë.
2. Shtojmë miellin gradualisht dhe përgatisim një brumë të butë e të lëmuar.
3. E hapim brumin në formë pete katrore dhe e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.
4. Shtojmë reçelin e fikut dhe i japim formën e treguar në video.
5. I presim në pjesë dhe i rendisim në një tepsi me letër pjekjeje.
6. I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 18–20 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të lehtë.
7. I lëmë të ftohen për rreth 5 minuta dhe më pas i kalojmë në sheqer pluhur. 🤍
😋 Ruaje recetën dhe provoji patjetër!
💬 Me çfarë reçeli do t’i përgatisje ti?
#biscuit #biskota #kuzhinaearbreshes #strudel #recetatethjeshta