Përplasja Bedinaj-Muça/ Xama: Të dyja palët me dokumente të paqarta, zona pa regjistrim fillestar
MCN TV
0:00 / 0:00
Përplasja Bedinaj-Muça/ Xama: Të dyja palët me dokumente të paqarta, zona pa regjistrim fillestar
5 418 просмотров · 9 часов назад
MCN TV
140 тыс. подписчиков
5 418 просмотров · 9 часов назад
Lidhur me konfliktin e pronësisë që po trondit bregdetin e Jugut, gazetarja Ola Xama ka zbardhur prapaskenat e përplasjes mes dy emrave të njohur të biznesit në Vlorë, Bedinaj-Muça duke analizuar pozicionet e palëve dhe rolin e institucioneve shtetërore në këtë ngjarje.
Në analizën e saj, ne studion e lajmeve në MCN TV gazetarja Xama ka sqaruar fillimisht peshën e dy sipërmarrësve në tregun shqiptar, duke theksuar se, "biznesmenët e familjes Muça janë pronarët e dy kompanive më të mëdha të ndërtimit, Delta Group dhe DAS, të cilat operojnë në fushën e materialeve të ndërtimit, ndërsa Bedinaj është një aktor dhe biznesmen i fuqishëm në sektorin e turizmit, ku zotëron një nga hotelet më të mëdha në Radhimë”.
Më tej, duke u ndalur te zanafilla e konfliktit për resortin turistik, ajo ka vënë në dukje ndërthurjen e interesave dhe mbivendosjen e dokumentacionit në një zonë me rëndësi të lartë strategjike.
Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.#MCNTV #MCN #News