Shije Shtëpie - Strudel me mollë nga zonja Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Strudel me mollë nga zonja Vjollca - Tv Klan
4 383 просмотра · 11 месяцев назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
4 383 просмотра · 11 месяцев назад
Strudel me mollë
1 petë sfoljatë
2 mollë
70 gr rrush të thatë
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë supë kanellë
2 lugë gjelle gjalp të tretur
2-3 lugë gjelle sheqer
70 gr arra
3 lugë gjelle bukë të thekur të grirë
1 e verdhë vezë
Sheqer pluhur për servirje
Fillimisht qerojmë mollët, i presim ato në kubik të vegjël dhe i vendosim në një tas, ku do të shtojmë rrushin e thatë + lëng limoni. I përziejmë, i lëmë pak me qëllim që të hidratohet rrushi i thatë. Shtojmë kanellën + arrat e grira në copëza jo të mëdha. Vendosim në tryezë një picetë dhe e spërkasim me pak miell. Mbi të vendosim petën dhe e shuajmë atë në brinjë më të vegjël përpara për së gjati. Vendosim në fillimi bukën e thekur të grirë duke e hapur si bazë, aty ku do të vendosim mollët.
Nivelojmë mbi bukën e thekur mollët e marinuara, i spërkasim me pak gjalp = 2 lugë gjelle + sheqerin mbi të fillojmë të mbledhim duke kthyer në fillim pjesën anësore e më pas me ndihmën e petës vazhdojmë e mbledhim role. Vendosim strudelin me letër pjekje, bëjmë disa prerje diagonale në sipërfaqe. E lyejmë me 1 të verdhë veze dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë për 25 min. Pasi piqet e ftohim, e pudrosim me sheqer pluhur, e më pas e presim dhe e shërbejmë.
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu