Перейти к содержимому

Pide për iftar – të buta, të thjeshta dhe plot shije

Kuzhina e Arbreshes

0:00 / 0:00

Pide për iftar – të buta, të thjeshta dhe plot shije

293 просмотра · 7 мес. назад
Kuzhina e Arbreshes
11,9 тыс. подписчиков
293 просмотра · 7 мес. назад
🥖 Përbërësit për brumin: • 250 ml ujë i vakët • 250 ml qumësht i vakët • 1 lugë mesatare sheqer • 10 g maja buke • 100 g gjalpë i shkrirë • 1 lugë mesatare kripë • 550–600 g miell 🔸 Në një enë përziejmë ujin, qumështin, sheqerin dhe majanë. 🔸 Shtojmë gjalpin, kripën dhe miellin gradualisht derisa të formohet një brumë i butë. 🔸 E mbulojmë dhe e lëmë të vijë rreth 1 orë, derisa të dyfishohet. 🔸 Brumin e ndajmë në 8 pjesë, formojmë kulaçët dhe i lëmë të pushojnë edhe 20 minuta. 🥩 Mbushja me mish: • 500 g mish i grirë • 1 qepë e grirë imët • 1 spec jeshil i grirë imët • 1 spec i kuq i grirë imët • Kripë sipas shijes • Piper i zi • Spec i kuq • Majdanoz 🔸 Në një tigan skuqim qepën dhe specat derisa të zbuten. 🔸 Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë ngjyrë. 🔸 Në fund shtojmë erëzat dhe majdanozin. Mbushja është gati. 🧀 Mbushja me djathë: • 300 g djathë kaçkavall • 1 vezë (për sipër) 🌭 Mbushja me suxhuk: • 100 g suxhuk • Djathë kaçkavall sipas dëshirës 🥚 Për lyerjen: • 1 e verdhë veze • 2 lugë qumësht • 1 lugë vaj 🔥 Përgatitja dhe pjekja: 🔸 Hapim brumin në formë ovale dhe vendosim mbushjen sipas dëshirës. 🔸 Mbyllim anët duke formuar pidet. 🔸 I lyejmë sipër me përzierjen e vezës. 🔸 I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 15–20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. ✨ Rezultati: pide të buta, aromatike dhe shumë të shijshme – perfekte për iftar! Provojeni dhe më tregoni si ju dolën. 💛😋 #kuzhinaearbreshes #pide #turkishpide #receta #iftar