Перейти к содержимому

Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!

1 850 просмотров · 13 ч назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
1 850 просмотров · 13 ч назад
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përcjellë shpresën se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, do t’i japë shtysë procesit të integrimit europian të vendit, duke ritheksuar njëkohësisht rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në një letër urimi drejtuar Shiroka Pulës me rastin e marrjes së detyrës, Macron riafirmoi partneritetin ndërmjet Francës dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e Parisit për dialogun Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Presidencës së Kosovës, ai tha se uron në rifillimin e përparimit në fushat që lidhen me perspektivën europiane të vendit. Kosova vazhdon të përballet me ngecje në procesin e integrimit evropian. Edhe pse ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, kërkesa e saj ende nuk është shqyrtuar nga shtetet anëtare. Për më tepër, pesë vende të BE-së, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Europian vlerësoi se kriza politike dhe bllokada institucionale kanë ngadalësuar zbatimin e reformave në vend. Një prej çështjeve kryesore të ngritura nga Macron mbetet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Të dyja vendet arritën Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit në Bruksel, në shkurt të vitit 2023, dhe u pajtuan për aneksin e zbatimit në Ohër një muaj më vonë. Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa palët fajësojnë njëra-tjetrën për mosrespektimin e zotimeve. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #EmmanuelMacron#Kosove#TopChannelNews