Rubin: Thaçi nuk diktonte rregulla dhe kushte, nuk ishte personi përgjegjës në UÇK
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Rubin: Thaçi nuk diktonte rregulla dhe kushte, nuk ishte personi përgjegjës në UÇK
804 просмотра · 1 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
804 просмотра · 1 г. назад
James Rubin shpjegoi se gjatë Konferencës së Rambujesë, ka pasur përshtypjen se Hashim Thaçi nuk ka qenë drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por se i ishte caktuar detyra nga udhëheqja që të komunikonte me palën amerikane.
“Kuptuam që nuk kishte mundësi të diktonte asgjë, por pasqyronte vendimet që merreshin nga udhëheqja shqiptare”, tha Rubin.
Sipas ish-zyrtarit të lartë amerikan, Thaçit i duhej që të merrte leje prej tyre. Ai tha se në rast të një vendimi të rëndësishëm, Hashim Thaçi duhej të merrte miratim prej personave të tjerë dhe se vetë nuk mund të diktonte rregulla dhe kushte.
Ai foli për dy grupime të ndara brenda UÇK-së me një pjesë që i donte të gjitha menjëherë, të cilët i quajti ekstremistë dhe një pjesë tjetër më pragmatiste.
“Ai duhej të merrte leje prej tyre. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte. Kur donim të bënim diçka të rëndësishme duhej të komunikonte me persona të tjerë që t’i jepte miratimin. Ky moment kaq i vështirë, çoi edhe në këtë përçarje. Kishte edhe nga këta persona ekstremistë që i donin të gjitha dhe i donin tani. Kishte edhe persona më praktikë si zoti Thaçi dhe [ekstremistët] humbën betejën sepse e bindëm delegacionin që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin. Përshtypja ime për pushtetin e Thaçit ishte që thjesht pasqyronte vendimmarrjen. Ishte thjesht një pasqyrim i lëvizjes udhëheqëse, por jo personi përgjegjës në atë lëvizje”, tha Rubin.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan