🥣 SUPË KREMOZE ME PERIME 🥕🥔 E THJESHTË, EKONOMIKE DHE PLOT SHIJE! 🤍
Kuzhina e Arbreshes
0:00 / 0:00
🥣 SUPË KREMOZE ME PERIME 🥕🥔 E THJESHTË, EKONOMIKE DHE PLOT SHIJE! 🤍
670 просмотров · 2 нед. назад
Kuzhina e Arbreshes
12 тыс. подписчиков
670 просмотров · 2 нед. назад
📝 PËRBËRËSIT:
1 presh
1 patate e madhe
1 karotë e madhe
2 thelpinj hudhër
3–4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë mesatare kripë
1 lugë çaji rigon
½ lugë çaji piper i zi
1 kub pule
1 litër ujë
🧈 PËR SALCËN SIPËR:
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë çaji spec i kuq pluhur
1 lugë çaji nenexhik i thatë
👩🍳 PËRGATITJA:
1️⃣ Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe shtojmë preshin e prerë në rrathë, pataten, karotën e prerë në copa dhe hudhrat. I kaurdisim për disa minuta derisa perimet të zbuten pak.
2️⃣ Shtojmë kripën, rigonin, piperin e zi, kubin e pulës dhe ujin e nxehtë. I lëmë të ziejnë për rreth 15 minuta, derisa perimet të zbuten plotësisht.
3️⃣ E kalojmë supën në blender derisa të bëhet e lëmuar dhe kremoze. 😋
4️⃣ Në një tigan të vogël shkrijmë gjalpin, shtojmë specin e kuq pluhur dhe nenexhikun e thatë. I përziejmë për disa sekonda dhe salcën e hedhim sipër supës.
5️⃣ E shërbejmë të ngrohtë dhe e shijojmë me gjithë familjen! ❤️
💬 A ju pëlqejnë supat kremoze me perime? Më tregoni në komente! 🥰
Ruajeni recetën që ta provoni edhe ju! 📌
#kuzhinaearbreshes #receta #recipe #soup #souprecipe