Перейти к содержимому

Stop/Me dhomë e kuzhinë, gatim me gaz: Faturohet 5 milionë për energjinë, qytetarja tregon librezën

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Stop/Me dhomë e kuzhinë, gatim me gaz: Faturohet 5 milionë për energjinë, qytetarja tregon librezën

4 143 просмотра · 7 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
4 143 просмотра · 7 ч назад
Manushaqe Vogli nga Kamza i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar një faturim prej 5 milionë lekësh të vjetra për energjinë elektrike, që sipas saj i është faturuar gjatë pesë muajve. Qytetarja pretendon se shuma është e pajustifikuar, pasi konsumi në banesën e saj është shumë i vogël. Ajo tregon se është ankuar te faturisti i zonës, pranë pikës së OSHEE-së në Kamëz, te shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit dhe në drejtorinë qendrore, por nuk i është dhënë zgjidhje dhe i kanë kërkuar të shlyejë detyrimin. Gazetarja verifikon pajisjet elektrike në banesë, ku përdoren televizori, lavatriçja, frigoriferi, dushi dhe ndriçimi, ndërsa gatimi bëhet me gaz. Nga ana tjetër, faturisti shpjegon se bëhet fjalë për një akumulim faturash, pasi matësi nuk është lexuar siç duhet. Manushaqe Vogli tregon librezën e pagesave, që e ka të vulosur, duke provuar se i ka shlyer detyrimet e mëparshme. Drejtori i Medias në OSHEE-në qendrore, Ardi Kola, premton se do të interesohet për rastin. Por përgjigjja që i përcillet emisionit vijon të këmbëngulë se kilovatët janë konsumuar. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan