Перейти к содержимому

Rreze Dielli 22 Korrik 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P2 Fërgesë Me Mëlçi Dhe Gjizë

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli 22 Korrik 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P2 Fërgesë Me Mëlçi Dhe Gjizë

84 995 просмотров · 7 лет назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
84 995 просмотров · 7 лет назад
Fërgesë me mëlçi dhe gjizë Përbërësit: 400 gr mëlçi të zezë 1 kokërr qepë 3 thelpinj hudhër 1 spec i kuq pikant 2 speca 2 domate 1 lç piper i kuq 250 gr gjizë Kripë dhe piper i zi Vaj ulliri Majdanoz Përgatitja: Mëlçinë të paprerë e vendosim në qumësht dhe i japim një valë 3 minuta. Grijmë qepën në kubikë ose në fije sipas preferencave. Shtojmë hudhrat e grira hollë, specin pikant dhe i shtojmë në tiganin ku kemi ngrohur 4 lugë gjelle vaj ulliri. I kaurdisim mirë së bashku deri sa qepa të jetë zbutur plotësisht. Shtojmë 2 speca të prerë në kubikë dhe vazhdojmë ti kaurdisim së bashku. Ndërkohë mëllcinë që e kemi kaluar në valë (ose të vendosur në qumësht për 30 minuta. E presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tigan. E kaurdisim mirë deri sa të mos ketë lëng. Shtojmë domatet të grira, të qëruara dhe i japim valë duke I dhënë shije me kripë e piper të zi. Shtojmë 1 lugë çaji piper të kuq. Fikim zjarrin dhe e shtojmë gjizën. E trazojmë duke shtuar majdanozin e grirë. E vendosim në tavë dhe e nëse dëshironi mund ta vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 10-15 minuta.