Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Emisioni 4 Mars 2025

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Emisioni 4 Mars 2025

1 242 просмотра · 1 год назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 242 просмотра · 1 год назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Akil Pano - Pastor Anila Çobani - Ekonomiste Anora Kroj - Psikologe Doloreza Rrapollari(Petrela) - Ekonomiste Gazetare: Ermelinda Ndoja Mëlçi pule me qepë, hudhra dhe dafinë 500 gr mëlçi pule 3 qepë të thata 5-6 thelpinj hudhra 1 lugë gjelle gjalp Vaj ulliri Kripë + piper të zi 1 gjethe dafinë 1 lugë çaj piper të kuq 1 lugë kafe kumin Majdanoz Në një tigan të thellë ngrohim vajin aromatizojmë atë me hudhra të grira për një minutë. Shtojmë qepët e prera në fije të holla dhe i kaurdisim ato derisa të zbuten dhe të fillojnë te zverdhen. Shtojmë mëlçitë e prera në copa sipas preferences tuaj, e lëmë derisa mëlçitë të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë e më pas i kthejmë nga ana tjeter dhe i vendosim kapakun. Nëse dëshironi mund të shtoni pak spec pikant të freskët. Rregullojmë shijen me kripë + piper të zi + gjethe dafine. Shtojmë një lugë gjelle gjalp i përziejmë dhe i vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë piperin e kuq. E përziejmë për një minuta dhe gjithcka është gati për ta shërbyer. Mund ta shërbejmë të shoqëruar me qepë të freskët të prera në fije përzierë me majdanoz dhe domate qershi. Petulla me aromë limoni 4 vezë 80 gr sheqer Lëkura e 1 limoni 50 ml qumësht 40 ml vaj vegjetal 1 pako pluhur pjekës 280 gr miell Vaj për skuqje Sheqer pluhur për servirje Në një tas vendosim vezët + sheqerin + lëkuren e limonit + qumështin + vajin i përziejmë të gjithë. I përzjejmë të gjithë përbëresit e më pas shtojmë pak miell + pluhurin pjekës. E përziejmë dhe vazhdojmë duke shtuar pak nga pak miellin e mbetur sa të na formohet një brum jo shum i trashë por i rrjedhshem nga lëngu. Ndërkohë kemi vendosur në zjarr vajin që të nxehet me ndihmen e dy lugëve të çajit. Shtojmë në vaj petullat dhe i lëmë të skuqen derisa të marrin ngjyrën e artë dhe i largojmë duke i vendosur në pjatë ku kemi shtruar letër pjekje. I servirmi të pudrosura me sheqer pluhur. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu #akilpano #anilacobani #anorakroj #dolorezarrapollari