Tavë me presh dhe oriz – tava që do t’ju bëjë të lëpini gishtat nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Vizion Plus TV
0:00 / 0:00
Tavë me presh dhe oriz – tava që do t’ju bëjë të lëpini gishtat nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
1 416 просмотров · 7 дн. назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
1 416 просмотров · 7 дн. назад
Përbërësit:
1 kg presh
350 g qepë
1 lugë gjelle salcë domateje
20 g oriz
4 vezë
1 lugë gjelle uthull rrushi
Vaj luledielli
Kripë dhe piper i zi
Spec djegës
Majdanoz
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin e lulediellit dhe kaurdisim qepët e grira derisa të zbuten.
Shtojmë preshin e prerë në copa dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të zverdhet pak.
Hedhim salcën e domates, piperin e zi dhe specin djegës, pastaj i përziejmë mirë.
Shtojmë orizin dhe pak ujë. E lëmë të ziejë ngadalë derisa masa të mpikset pak.
E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për pak minuta. Më pas, e përziejmë me vezët e rrahura.
Kalojmë përzierjen në tavë dhe e pjekim në temperaturën 180°C, derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.
“Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-12:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë.
#vizionplustv #mesdrite #almacelaj