Shije Shtëpie - Qofte pule të ziera në salcë domatesh - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Qofte pule të ziera në salcë domatesh - Tv Klan
651 просмотр · 2 дн. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
651 просмотр · 2 дн. назад
500 gr gjoks pule ( i grirë )
2 vezë
100 gr bukë të thekur të grirë
100 ml qumësht
80 gr parmixhano i grirë
Kripë + piper të zi
1 qepë e vogël
Disa gjethe borziloku
700 gr pure domatesh
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Në një tas vendosim mishin e pulës të grirë, shtojmë bukën e thekur të grirë + qumështin + vezët + parmixhano e grirë + kripë + piper të zi. Përziejmë brumin e qofteve mirë derisa shohim që na formohet një brum i lidhur. E mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë në frigorifer minimalisht 30 minuta.
Në një tigan të thellë vendosim, vaj ulliri dhe një qepë të vogël të grirë hollë, e skuqim atë lehtë dhe shtojmë purenë e domates. Ulim temperaturën dhe e lëmë të marrë valë ngadalë, duke shtuar 1 gotë ujë dhe gjethet borzilokut. Ndërkohë që salca zien ngadalë përgatisim qofte të vogla sferike. I shtojmë në tiganin me salcë dhe i lëmë të ziejnë për 25 minuta, pasi të kalojë kjo kohë gjithçka është gati për ta shërbyer. Shërbehet me bukë të thekur por pse jo dhe me 1 garuzhdë makarona të ziera.
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu