Shije Shtëpie – Emisioni 16 shtator 2025
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie – Emisioni 16 shtator 2025
1 237 просмотров · 11 месяцев назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 237 просмотров · 11 месяцев назад
Të ftuar:
Alban Xhihani: Gazetar
Alberta Zani: Eksperte turizmi
Denisa Zhegu: Estetiste
Destemona Çelo: Psikoterapiste
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Pastiçe me djathë mbuluar me beshamel
1 pako makarona ( Bucatini )
4 vezë
250 gr djathë të bardhë
1 litër qumësht
Kripë + vaj ulliri
-Beshameli
40 gr gjalp
40 gr miell
400 ml qumësht
Kripë + arrë moskat
50 gr parmixhano i grirë
Fillimisht vendosim makaronat për të zierë në ujë të valuar me kripë, duke mos i zier ato plotësisht. Ndërkohë në një tigan salce, përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin, por pa i dhënë ngjyrë. Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen vazhdimisht deri sa beshameli të ziejë. Largojmë tiganin nga zjarri dhe rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat. Rrahim vezët. Shtojmë në to 2 lugë gjelle vaj ulliri, qumësht, djathin e thërrmuar e kripë. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe pasi të kullojmë makaronat, i shtrojmë në tepsi. Shtojmë qumështin tek makaronat, rregullojmë dhe nivelojmë djathin, e më pas shtojmë beshamelin. E hapim mirë atë dhe në fund dhe në fund spërkatim me parmixhan të grirë. Vendosim pastiçen në furrën e parangrohur në tempëraturë 190-200 gradë celsius për 25-30 minuta.
Biskota perfekte për kafe
125 gr margarinë
100 gr sheqer pluhur
1 lugë çaj lëkurë limoni
1 majë kripë
1 pako vanilje
1 vezë në temperaturë ambienti
200 - 220 gr miell për çdo përdorim
-Për dekorim
Çokollatë ose qershia të karamelizuara
Në një tas përziejmë gjalpin me sheqeri sa masa të bëhët homogjene + lëkura e limonit + një majë kripë + vaniljen. I përziejmë mirë e më pas shtojmë vezën në temperaturë ambienti. I përziejmë mirë e më pas shtojmë miellin, i përziejmë mirë. Transferojmë brumin në një xhep pasticeje, e më pas formojmë biskotat duke i dhënë formën që preferoni, rrumbullake ose të gjata.
Rrumbullakët i dekorojmë me një qershi të shoqëruar në mes. I pjekim në temperaturën 180 gradë për 15 min. Pasi biskotat ftohet, ato të gjatat i dekorojmë me çokollatë të shkrirë, duke i zhytur deri në gjysëm me çokollatë.
Pse shqetësohemi kaq shumë për mendimin e të tjerëve?
Si të mos ndikohemi nga mendimi/opinioni i të tjerëve?
Quiz/ Loja telefonike
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu