Edicioni i Lajmeve Tv Klan 30 Tetor 2026, ora 23:00 | Lajme - News
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Edicioni i Lajmeve Tv Klan 30 Tetor 2026, ora 23:00 | Lajme - News
2 547 просмотров · 10 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
2 547 просмотров · 10 ч назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 30 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
Rama: Dhunuesit kanë marrë status qytetarie. Pjesëmarrja e fëmijëve në dhunë, shqetësuese
Kryeministri Rama thotë se në protesta javëve të fundit dhunuesit kanë marrë status qytetarie, ndërsa policia është stigmatizuar. Ai thekson se pjesëmarrja e të miturve në akte dhune është shqetësuese, ndaj paralajmëron kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët.
Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi: Kanë frikë nga opozita. Të shtunën, në shesh
Sekretariati i Etikës përjashtoi 10 ditë nga Kuvendi Sali Berishën dhe pezulloi me 2 muaj 5 deputetë të tjerë. Berisha tha se vendimi vjen për shkak të frikës nga opozita, ndaj ftoi qytetarët të dalin masivisht në protestën e së shtunës.
Zgjedhjet lokale, më 9 maj. Presidenti Begaj dekreton datën pas konsultimeve
Zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen më 9 maj 2027. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpalli sot datën pas konsultimeve me partitë politike. Përfaqësuesit e opozitës i refuzuan ftesat për takim me kreun e shtetit.
Paketa e re fiskale, MF: Nuk do të ketë rritje taksash për bizneset e qytetarët
U prezantua sot në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë projektbuxheti dhe Paketa Fiskale për vitin e ardhshëm. Ministri i Financave tha se nuk ka shtim taksash për biznesin apo për qytetarët dhe se është bërë një rishpërndarje e të ardhurave.
Vrasja e Arlinda Zekajt, ikën kryepolici i Kosovës. Protesta për dorëheqjen e Zveçlës dhe Gërvallës
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Vendimi vjen pas konstatimit të një sërë shkeljesh në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati, edhe pse ishte me urdhër mbrojtjeje.
“Generali Stadium”, shtëpia e re e Milanit dhe Interit. Me arkitekturë inovative për 71 500 spektatorë
Interi dhe Milani kanë zbuluar projektin e “Generali Stadium”, impiantin e ri me 71 mijë e 500 vende, pas një marrëveshjeje rekord prej 650 milionë eurosh. Stadiumi pritet të presë ndeshjet e para në sezonin 2031-2032.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/