Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Pure patate me pulë në furrë nga znj. Vjollca - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Pure patate me pulë në furrë nga znj. Vjollca - Tv Klan

3 315 просмотров · 1 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
3 315 просмотров · 1 г. назад
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. 600 gr patate të ziera 1 lgj gjalpë 1 fk qumësht 1 lç kripë Për skuqjen e pulës: 500 gr gjoks pule Vaj 1 qepë mesatare 2 thelpinj hudhër Kripë dhe piper i zi 1 spec i kuq ose jeshil 100 gr pure domate ½ lç piper i kuq 1 lç trumzë 150 gr djathë që shkrin Fillimisht qërojmë patatet, i presim ato më katërsh, i mbulojmë më ujë, shtojmë kripë dhe i ziejmë për 15-20 minuta, varet sa të mëdha presim copat. Ndërkohë që patatja zien, gjoksin e pulës të pastruar dhe tharë më parë, e presim në kubikë mesatar sa një kafshatë. Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim pulën sote. Shtojmë qepën mesatare në kubikë, specian po ashtu dhe hudhrat në copëza dhe i kaurdisim së bashku deri sa në tigan nuk ka më lagështirë. Shtojmë një lugë gjelle salcë dhe erëzat me rradhë. I përziejmë për 2 minuta dhe largojmë tiganin nga zjarri. Kullojmë patatet, i vendosim në një tas dhe i kthejmë në pure. Shtojmë 2 lugë gjelle lëng nga zierja e patateve, 1 lugë gjelle gjalpë, qumështin e pak kripë. I përziejmë për ti dhënë shije puresë. Në një tepsi mesatare, nivelojmë si bazë purenë e patates. Shtojmë sipër mishin e përgatitur në tigan. Në fund e spërkatim me djathin e grirë në rende e më pas vendosim tavën në furrë në temperaturë 190-200 gradë për 15-20 minuta deri sa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë. E shërbejmë të ngrohtë. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu