Перейти к содержимому

Shije Shtëpie – Emisioni 26 Nëntor 2024

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie – Emisioni 26 Nëntor 2024

3 949 просмотров · 1 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
3 949 просмотров · 1 г. назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Akil Pano Armela Vrahoriti Çenkuela Hasa Valbona Mhilli Marsi Simo Gazetare: Agida Koçi Birjan me jufka dhe pulë (Tradicionale e Peshkopisë) 4-6 racione pule 600 gr jufka 1,5 l lëng pule Kripë 1 kokërr qepë 100 gr gjalpë 1 lç lisën (erëz e thatë e krahinës) Në një tenxhere vendosim 1,5 litër ujë dhe e vendosim atë në zjarr që të vakojë. Shtojmë copat e pulës dhe I lëmë ato të ziejnë për 30-35 minuta duke shtuar në tenxhere edhe një lugë çaji kripë. Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjysmën e gjalpit dhe kaurdisim qepën të grirë shumë hollë deri sa ajo të bëhet transparente në të verdhë. Më pas shtojmë tek qepa 1 një garuzhde e gjysmë lëng pule dhe e lëmë qepën të ziejë pak. Jufkat I vendosim në njëtepsi e më pas I vendosim në temperaturë 170-180 gradë për 5-7 minuta deri sa jufkat të marrin pak ngjyrë të verdhë. Me pas I nxjerrim jufkat nga furra, I vendosim mbi sobë në temperaturë mbi mesatare dhe fillimisht shtojmë qepën tshmë të gatuar, e shpërndajmë nëpër jufka. Më pas shtojmë lëngun e pulës të valuar deri sat ë jenë në nivelin e jufkave ose pak më shumë. I spërkatim jufkat me erza tradicionale, lisën. Vendosim copat e pulës mbi jufka. Shpërndajmë në sipërfaqe gjalpin e mbetur e më pas I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 15-25 minuta. Recetë e thjeshtë dhe e shijshme me Finok në tigan 400 gr finok Vaj ulliri Kripë 30 ml verë të bardhë Piper i zi 50 gr domate të thata 50 gr ullinj 20 gr fara pishe 1,5 lgj kaperi 1 lgj kopër ose pak borzilok të freskët Në një tigan të thellë fillimisht vendosim finokun, të prerë në feta. Shtojmë vajin e ullirit, kripë, piper të zi dhe i kaurdisim ato deri sa të bëhen transparente. Shuajmë finokun e skuqur me pak verë të bardhë dhe sapo vera të avullojë alkoolin shtojmë domatet e thata të prera në shirita. Shtojmë ullinjtë, stikat e pishës, 1 lgj kaperi. I përziejmë të gjithë përbërësit për 5 minuta dhe gjithçka është gati. E shoqërojmë me bukë të thekur. Në fund mund ta spërkatim me kopër ose borzilok. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu