Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Emisioni 6 Shkurt 2025

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Emisioni 6 Shkurt 2025

911 просмотров · 1 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
911 просмотров · 1 г. назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Xheni Danaj Alfred Marku Klaudia Karabolli Freskida Miloti Gazetare: Agida Koçi Si të pjekim një pulë të plotë 1 zog pule Tik-tik Piper të zi Trumzë ose rozmarinë 1 kokë hudhër të plotë Kripë 1 limon mesatar Vaj Për garniturën 2-3 qepë të thata 1 kokë hudhër të plotë Vaj Kripë 1 gotë verë e bardhë Pastrojmë pulën, e thajmë mirë atë e më pas e marinojmë me piper të zi, pak trumzë ose rozmarinë. Në barkun e saj vendosim gjysmë kokë hudhër, pak kripë, 2 gjysma limoni dhe pak vaj. Vazhdojmë marinimin nga jashtë me kripë dhe vaj. E lyejmë mirë pulën dhe e vendosim në një tavë. I lidhim këmbët e pulës me spango kuzhine. Në një tas vendosim qepët të prera në copa të trasha më katërsh ose 6 pjesë . shtojmë në të thelpinjtë e hudhrës (të paqëruara). Marinojmë dhe qepët me kripë dhe 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim rreth e qark pulës në tavë. Kjo garniturë do ti japë pulës një shije të veçantë afërsisht si të çomlekut. Shtojmë në fund 1 gotë verë të bardhë dhe e vendosim pulën në furrë në temperaturë 180-190 gradë për rreth 1,5-2 orë. E shërbejmë të ngrohtë shoqëruar me pak qepë dhe hudhra. Spinaq furre me krem 600 gr spinaq 300 ml krem pana 1 qepë 3 thelpinj hudhra Vaj ulliri Kripë dhe piper i zi Arrë moskat 100 gr arrë moskat Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim hudhrat, më pas qepën të grirë imët deri sa qepa të zbutet. Shtojmë spinaqin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa spinaqi të ulë volumin dhe të mos ketë lagështirë. Ulim temperaturën dhe shtojmë kremin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe arrë moskat. Vazhdojmë gatimin në temperaturë minimale deri sa kremi të trashet pak. E transferojmë spinaqin në një tavë. Mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e pjekim në furrë në temperaturë 220 gradë për 15-20 minuta deri sa supërfaqja të marrë ngjyrë të artë të theksuar. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu #XheniDanaj #AlfredMarku #KlaudiaKarabolli #FreskidaMiloti