Перейти к содержимому

A mund t'ia dal vetë? - 30 Gusht 2026

KISHA BAPTISTE TV

0:00 / 0:00

A mund t'ia dal vetë? - 30 Gusht 2026

44 просмотра · 1 месяц назад
KISHA BAPTISTE TV
127 подписчиков
44 просмотра · 1 месяц назад
Jeta është një luftë e vazhdueshme shumëdimensionale e jona për të arritur çdo gjë të mundshme apo të pamundshme që syri ynë shikon, që mishi dhe ndjenjat tona dëshirojnë dhe që prestigji apo statusi ynë të rritet, por në fund humbet. Por Fjala e Zotit na mëson se problemi ynë më i madh nuk është se kemi nevojë për më shumë gjëra apo arritje; problemi është se kemi nevojë për Perëndinë, Gjoni 15:1-8. I. A MUND T’IA DAL VETË? Edhe pse sloganët: “Do bëj atë që dua”, “Do bëj atë që më thotë zemra”, “Është jeta ime dhe e di vetë se si e jetoj”, janë motivues për t’u rritur, për të menduar, dhe për t’u motivuar, përsëri jeta tregon se ne nuk do të jemi asnjëherë të lirë në atë kuptimin e mirëfilltë njerëzor. Ne gjithmonë do të kemi nevojë për njerëz, pasjisje, përkujdesje, etj. Sa më shumë kemi nevojë për Perëndinë që di, mban dhe kujdeset për këdo dhe gjithçka. Humor: Fëmija i vogël që u lut: “Zot, unë do lutem për shumë gjëra, por së pari lutem për Ty, që të kujdesesh për Veten, sepse po të ndodhi gjë ty, ne jemi të mbaruar”. Por Bibla na përball me një të vërtetë që na e mëson edhe jeta: Nuk jam aq i fortë sa mendoj. Nuk di aq sa mendoj. Nuk kontrolloj aq sa mendoj. Dhe nuk mund të jetoj siç duhet pa Perëndinë. Jezusi nuk tha: “Pa mua do ta keni më të vështirë.” Jezusi tha: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë.” – Gjoni 15:5. II. UNË KAM NEVOJË PËR PERËNDINË SEPSE JAM I KRIJUAR PREJ TIJ. Degët krijohen nga hardhia. Pa të ato nuk kanë të ardhme. Edhe jeta ime nuk fillon me mua. Unë nuk jam burimi i jetës time. Perëndia është burimi. Veprat 17:24-25, “… ai u jep jetë të gjithëve, frymëmarrje dhe gjithçka.” Jakobi 1:17, “Çdo dhuratë e mirë dhe çdo dhuratë e përsosur është nga lart dhe zbret nga Ati i dritave …” Ajo që ke nuk është vetëm rezultat i aftësisë tënde, por është hir. Prandaj çdo mëngjes mund të thuash: “Perëndi, faleminderit që më dhe edhe një ditë.” III. UNË KAM NEVOJË PËR PERËNDINË SEPSE MËKATI IM MË KA DËNUAR. Këtu bëhet edhe më serioze. Problemi ynë nuk është vetëm dobësia. Është mëkati dhe gjëmba apo thumbi i tij. Dhe mëkati krijon një ndarje midis nesh dhe Perëndisë. Por lajmi i mirë është se Perëndia nuk na la në atë gjendje, por na bekoi dhe na shpëtoi në Krishtin, Romakëve 3:23; Romakëve 5:8; 1 Korintasve 15:55-57. Unë nuk kam nevojë vetëm për më shumë disiplinë, më shumë moral, më shumë përpjekje, me shumë mundësi. Unë kam nevojë për Krishtin. Sot mos thuaj vetëm: “Kam nevojë që Perëndia të më japë diçka.” Thuaj: “Kam nevojë për PERËNDINË.” Ai na u afrua në Krishtin. Dikush sot mund të mos jetë kapur ende në hardhinë e Atit, Krishtin. Rrezikon djegien. Shartohu në hardhi. Dikush sot mund të jetë kapur por nuk po rritet dhe të japë fryt. Krasitu. Cilado qoftë nevoja jote sot, shko tek Zoti në lutje dhe kërkoja Atij.