Перейти к содержимому

Rreze Dielli 23 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Harapash stani (me mëlçi qingji )

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli 23 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Harapash stani (me mëlçi qingji )

24 011 просмотров · 7 л. назад
Rreze Dielli
219 тыс. подписчиков
24 011 просмотров · 7 л. назад
Harapash stani (me mëlçi qingji ) Përbërësit: 500 gr mëlçi qingji 1 qepë mesatare 3 lgj gjalp 4-5 gota lëng mishi ose mëlçie 1 gotë miell misri Kripë dhe nenexhik Përgatitja: Lajmë pastrojmë mëlçitë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar me kripë. I nxjerrim nga vala dhe i presim në kubikë të vegjël. Shkrijmë pak gjalp dhe kaurdisim qepën e grirë hollë. Shtojmë mëlçitë dhe i kaurdisim së bashku. Shtojmë nenexhik dhe lëngun e mëlçive dhe i lëmë të marrin valë. Kaurdisim veçmas miellin me pak gjalp dhe e shuajmë me lëngun me qepë e mëlçi. Shënim: Mund të shtohet edhe mielli direkt në tenxhere pa u kaurdisur, zgjedhja është juaja. Pasi të jetë bashkuar lëngu me qepë dhe mëlçi së bashku me miellin dhe e lëmë të valojë deri sa brumi të trashet dhe të shkëputet nga anët e enës. E vendosim në pjatë dhe sipër e spërkatim me pak gjalp.