FLASIM – Episodi 2 | “Mami, nuk dua të shkoj në shkollë” – Çfarë po përpiqet të të thotë fëmija?
TV 7 Albania
0:00 / 0:00
FLASIM – Episodi 2 | “Mami, nuk dua të shkoj në shkollë” – Çfarë po përpiqet të të thotë fëmija?
511 просмотров · 6 дней назад
TV 7 Albania
15 тыс. подписчиков
511 просмотров · 6 дней назад
Kur një fëmijë thotë “Nuk dua të shkoj në shkollë”, është e lehtë të mendojmë se po bën naze, po shmang përgjegjësinë apo thjesht nuk do të bindet. Por, po sikur pas kësaj fjalie të fshihet diçka që fëmija ende nuk di ta shprehë me fjalë?
Në episodin e dytë të “FLASIM me Mirelën dhe Enkelejdën”, psikologia Mirela Gjoni dhe gazetarja Enkelejda Shelburne flasin për refuzimin e shkollës, ankthin, frikën dhe emocionet që mund të fshihen pas sjelljes së një fëmije.
Si ta dëgjojmë fëmijen pa e gjykuar? Cilat pyetje e hapin bisedën? Kur është një fazë kalimtare dhe kur duhet të kërkojmë ndihmë?
Dhe një pyetje për çdo prind:
Kur fëmija yt bën diçka që nuk e kupton, a po përpiqesh ta ndalosh… apo po përpiqesh ta kuptosh?
FLASIM – çdo të mërkurë, ora 21:00 në TV 7.
Sepse ajo që nuk thuhet… rëndon. Dhe ndonjëherë, është koha të flasim.
#FLASIM #TV7 #MirelaGjoni #EnkelejdaShelburne #Prinderimi #Femijet #Shkolla #AnkthiTekFemijet #Psikologji #ShendetiEmocional #Familja #PrinderDheFemije #Media7