Stop-Borxh 100 mijë euro,por përmbarimi nuk gjen pasuri, borxhliu falsifikoi firma e tjetersoi prona
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Stop-Borxh 100 mijë euro,por përmbarimi nuk gjen pasuri, borxhliu falsifikoi firma e tjetersoi prona
1 869 просмотров · 2 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 869 просмотров · 2 ч назад
Dy motra nga Durrësi denoncojnë shtetasin Pëllumb Braçe, të cilit i kanë dhënë hua 72 mijë euro në vitet 2008-2010, por që prej 18 vitesh nuk kanë arritur të rimarrin paratë. Pas proceseve gjyqësore, ato kanë fituar të drejtën e kthimit të shumës, ndërsa në çështjen penale, sipas denoncueses, është dhënë vendim për 15 vite burgim. Megjithatë, ekzekutimi i detyrimit ka mbetur pezull, pasi përmbarimi nuk ka gjetur pasuri në emër të debitorit.Dyshimet e motrave shtohen pas veprimeve për ndryshimin e pronësisë së apartamentit, ku familja e Pëllumb Braçes jeton prej vitit 2005. Sipas tyre, kontrata e pronësisë është ndryshuar në vitin 2009, ndërsa ekspertiza kaligrafike e paraqitur prej tyre, ngre dyshime për firmën e administratorit të kompanisë Gora sh.p.k. Përfaqësuesja ligjore e kësaj kompanie thotë, se veprimet nuk gjenden në arkiv dhe se apartamenti vijon të përdoret nga familjarët e Braçes.Pas më shumë se një dekade në kërkim, Braçe u kap nga Interpoli, kreu vetëm një muaj burg dhe tashmë janë hapur procese të tjera gjyqësore, duke rihapur një histori, që motrat kërkojnë ta çojnë deri në fund për të rimarrë paratë e tyre.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan #Borxh100MijeEuro #Permbarimi #FalsifikimFirmash #TjetersimPronash #Mashtrim #Prona #Drejtesia #Shqiperi