Перейти к содержимому

Patëllxhanë të mbushur me mish - shije tradite nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - “Mes’dritë”

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

Patëllxhanë të mbushur me mish - shije tradite nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - “Mes’dritë”

1 072 просмотра · 2 нед. назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
1 072 просмотра · 2 нед. назад
Përbërësit: 1 kg patëllxhanë Pak vaj ulliri 400 gr qepë të thata 350 gr mish të grirë 3 speca 600 gr domate 1 lugë çaji sheqer Kripë dhe piper i zi 12 thelpinj hudhër Majdanoz Pak rigon Përgatitja: Pastrojmë patëllxhanët, i qërojmë në shirita dhe bëjmë 2-3 prerje për së gjati për mbushjen. I spërkasim me pak kripë dhe i lëmë për 15 minuta që të nxjerrin shijen e hidhur. Më pas, i shpëlajmë, i thajmë dhe i vendosim në një tepsi të spërkatur me pak vaj. I pjekim në furrë për 20 minuta në temperaturën 200°C. Ndërkohë, në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e prerë në fije ose në kubikë, sipas preferencës, derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku, derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë specat e prerë në copa të vogla ose në fije, në varësi të mënyrës së prerjes së qepës, dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë hudhrat, kripën, piperin e zi dhe domatet e qëruara e të prera në kubikë. Shtojmë edhe një lugë çaji sheqer, i përziejmë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Në fund, shtojmë majdanozin e grirë hollë. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe, me ndihmën e dy lugëve, mbushim patëllxhanët. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe fare pak rigon, pastaj e vendosim përsëri tepsinë në furrë për 20-30 minuta. I kontrollojmë herë pas here që të mos thahen. Nëse është e nevojshme, shtojmë një filxhan kafeje me ujë të nxehtë, në varësi të lëngut që kanë lëshuar domatet. “Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-11:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë. #vizionplustv #mesdrite #almacelaj