Перейти к содержимому

PETULLAT E GËZIMIT TË SHTËPISË - Petullat e lindjes së fëmijës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

PETULLAT E GËZIMIT TË SHTËPISË - Petullat e lindjes së fëmijës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

1 443 просмотра · 1 дн. назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
1 443 просмотра · 1 дн. назад
Përbërësit: 500 gr miell OLA 150 ml ujë 150 ml qumësht ½ lugë çaji kripë 1 lugë çaji sheqer 1 vezë 1 lugë gjelle konjak ose uiski 2 lugë gjelle vaj 25 gr maja e njomë ose 10 gr maja pluhur 1 kg vaj për skuqje Sheqer kokërr për spërkatje Përgatitja: Përziejmë qumështin me ujin dhe i ngrohim pak. Në një enë të thellë rrahim vezën, shtojmë pak nga qumështi, majanë, sheqerin dhe një lugë miell. I përziejmë mirë dhe e lëmë masën të pushojë për 10 minuta, derisa të aktivizohet majaja. Shtojmë pjesën tjetër të ujit dhe qumështit, vajin, konjakun, kripën dhe miellin e situr. I përziejmë me një lugë druri derisa të formohet një brumë i butë, pa kokrriza mielli. Lyejmë duart me pak vaj dhe mbledhim anët e brumit. E mbulojmë enën me letër celofani dhe një mbështjellëse të trashë për ta mbajtur ngrohtë. E lëmë të vijë për rreth 1 orë. Pasi brumi të ketë ardhur, e zbulojmë dhe mbledhim përsëri pak anët e tij. Në një tigan të thellë hedhim vajin dhe e nxehim mirë. Për të kontrolluar temperaturën, hedhim pak brumë në vaj. Nëse fryhet menjëherë, vaji është gati. Lyejmë gishtat me pak vaj, marrim një sasi brumi sa një mandarinë dhe e hapim me të dyja duart, duke e holluar sa më shumë. E vendosim me kujdes në vajin e nxehtë. Kur të marrë ngjyrë nga poshtë, e kthejmë me një pirun të gjatë dhe e skuqim edhe nga ana tjetër, derisa të marrë ngjyrë të artë. Nëse petullat marrin ngjyrë shumë shpejt, ulim pak temperaturën e zjarrit që të piqen mirë edhe brenda. Petullat e skuqura i vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt. Në fund, i spërkasim me sheqer dhe i shërbejmë të ngrohta. “Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-12:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë. #vizionplustv #mesdrite #almacelaj